Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është kandidati i nominuar për kryetar komune të Çairit, informon INA. Ai ka marrë mbështetjen e degës, por edhe të vetë liderit të integristëve, Ali Ahmeti.
Por nga ana tjetër, jozyrtarisht mësohet se si kandidat është nominuar edhe Bekim Neziri, shefi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit. Neziri ka pasur mbështetje më të gjerë të forumeve partiake të BDI në këtë degë. Por për këto informacione nga kjo parti nuk kanë dashur të flasin, duke thënë se së shpejti do të bëhen publike propozimet dhe kandidaturat.

