Partitë politike po shqyrtojnë kandidaturat për komunën e Studeniçanit, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Derisa partitë e tjera janë të heshtura dhe nuk po nxjerrin emrat e kandidatëve për garën e ardhshme për këtë komunë, vetëm PDSH tanimë është e ditur se do të konkurrojë sërish me Azem Sadikin, informon INA. Këtë jozyrtarisht kohë më parë nuk e ka mohuar edhe Sadiki.
Ai konsiderohet si kandidati favorit në këto zgjedhje, për shkak të disa projekteve të realizuara infrastrukturore në këtë komunë, që nuk ishin realizuar me vite të tëra. Por edhe në BDI po shqyrojnë kandidaturën e tij dhe se sipas gjasave nuk përjashtohet që ish-kryetari Fati Iseni të rikthehet në këtë komunë, duke i hyrë garës.
Edhe Lëvizja BESA po shqyron kandidaturat dhe se kjo parti siç mësohet do ta ketë target fitoren në Studeniçan. Përveç kësaj partie edhe LR-PDSH po kalkulon me emra dhe se kjo parti e re ka arritur që të formojë strukturat e saj, duke pasur mbështetjen edhe të Unitetit të udhëhequr nga Zulfi Adili