Dragan Pallvoviç – Llatas, gazetari kontrovers dhe përkrahës i VMRO-DPMNE-së është parë në tubimin e VMRO-DPMNE-së në komunën Zelenikovë të Shkupit. Ai ka marrë pjesë në takimin e kandidatit të kësaj partie me qytetarët e kësaj komune rurale të Shkupit.
Llatas është i akuzuar nga Prokuroria Speciale pikërisht për çështje pronash dhe ndërtimit të shtëpive në këtë komunë, por edhe për fshehje tatimesh. Ai së fundi rrallë është parë edhe në ekran, ndërsa sipas portaleve të afërta me LSDM, Llatas po agjiton për kandidatin e VMRO-DPMNE, për të fshehur krimet dhe dallaveret që ka bërë. (INA)