Revista javore Fokus ka publikuar edhe emrin e kompanisë së djalit të ish zv/kryeministrit, Musa Xhaferi, e cila merret me tregti me energji elektrike, transmeton Gazeta Lajm.
Bëhet fjalë për kompaninë “U Power”, ku Arianit Xhaferi është bashkëpronar me Fatmir Ibrahimin nga Tetova.
“Në fund duhet të përmendet një kompani e sapoformuar ‘U Power’ e cila është themeluar dhe licencuar për tregti me energji në vitin 2016. themelues të kompanisë janë Fatmir Ibrahimi nga Tetova dhe Arianit Xhaferi nga fshati Zajas i Kërçovës. Ai është djal i Musa Xhaferit, ish zv/kryeministër dhe ministër në shumë qeveri si kuadër i BDI-së dhe që konsiderohet si dorë e djathtë e liderit të partisë, Ali Ahmeti. të gjitha argmentet pa dyshim flasin se biznesi me energji po bëhet gjithnjë e më atraktiv për kompanitë, mes të cilave ka edhe të tilla me konnjeksion me strukturat qeverisëse edhe pse diku ato manifestohen në mënyrë indirekte, kurse diku në mënyrë direkte. Në funksion të tezës se disa kompani favorizohen në kurriz të kompanive tjera, njohësit e rrethanave thonë se kompanitë shtetërore jo çdo herë furnizohen me rrymë me çmime më të ulëta. Madje edhe dia kompani private të afërta me pushtetin, sipas tyre, kanë bë marrëveshje me furnizues më të shtrenjtë vetëm për shkak se është i afërt me garniturën në pushtet, që bie ndesh me çdo logjikë tregu”, shkruan revista Fokus.