Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, informon se dje rreth orës 17:45 një shkupjan ka paraqitur se në Kodër të Diellit, derisa janë ngjitur në mal i është përkeqësuar gjendja shëndetësore shokut të tij gjithashtu nga Shkupi dhe ka ndërruar jetë.
“Shkupjani 35 vjeçar V.N. ka paraqitur se në vendin “Antenat” në Kodrën e Diellit, derisa kanë qenë duke u ngjitur në mal, përnjëherë shokut të tij P.A. (58) gjithashtu nga Shkupi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar pa ndjenja. Shpejtë, në vendin e ngjarjes ka arritur Ndihma e Shpejtë, të cilët e kanë konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Më vonë është bë i ditur edhe identiteti i plotë i 58 vje;arit që ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për alpinistin Petar Atanasov, shkruan Gazeta Lajm.
Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer ekspertizë të plotë dhe gjatë asaj nuk janë konstatuar shenja të dhunës, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i P.A. i është dorëzuar familjes.