Mandatari dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në Kuvend ku do të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin.
Zaev ka thënë se vështirë që sonte të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare, por theksoi se mbeten maksimalisht të përkushtuar. Zaev tha se po negociohet për çështje thelbësore që janë të rëndësishme për qytetarët, andaj për këtë ia vlen të humbet një apo dy ditë.
Takimi i numrit një të LSDM-së me kreun e Lëvizjes BESA, vijon pas takimit që Zaev e mbajti në selinë e LSDM-së realizoi takim me Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën. /SHENJA/

