700 gram heroin, 250 gram kokainë, mes 8-10 kg marihuanë dhe 570 tableta ekstazë janë konfiskuar, ndërsa 6 persona janë arrestuar në aksionin policorë të së premtes të koduar me emrin “Rrjeti”. Në operacionin për shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me shpërndarje të drogës, policia ka kryer bastisje në tre qytete, Prilep, Manastir dhe në Haraçinë Shkup. Në këtë aksion policia ka ngritur padi ndaj D.V (41), N.H. (43), E.Z. (44), M.K. (30), M.S. (37), F.P. (27), I.T. (29) dhe V.V. (39) për veprën e kryer prodhim illegal dhe lëshim në treg të drogave narkotike. Ndërkaq për personin N.H. do ttë ngritet edhe padi për vepër penale, posedim, përpunim dhe tregëti ilegale me arme ose materiale shpërthyese dhe padi për larje parash dhe veprime të tjera të dënueshme. Gjashtë personat e arrestuar janë nxjerë para gjykatësit hetues i cili pesë prej tyre u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa një personi i është shqiptuar masa e paraburgimit shtëpiak. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi të njëjtit nuk ka arritur ti kap policia ditën e aksionit. Personi me inicialet D.V., siç njofton policia ka organizuar një grup kriminel në rajonin e Prilepit dhe Manastirit ku secili anëtarë ka pasur detyra të caktuara. D.V. furnizimin me drogë e ka bërë nga personat N.H. dhe E.Z. të dy nga Shkupi, të cilët drogën e kanë transportuar deri në Prilep. Një pjesë të sasisë D.V. e ka paguar me para në dorë, ndërsa në disa raste është bërë këmbim i drogës me automjete dhe motoçikleta, thuhet në raportin e MPB-së. Pas furnizimit, D.V. drogën ia ka dorëzuar personit me iniciale M.K. nga Prilepi dhe I.T. nga Manastiri të cilët kanë qenë të angazhuar për ta ruajtur, përzier dhe ambalazhuar drogën prej ku e paketuar dhe pas një marëveshje paraprake D.V. e ka marë përsëri sasinë e drogës dhe ua ka dorëzuar personave F.P. nga Prilepi dhe M.S. nga Manastiri të cilët kanë qenë të angazhuar për shitjen e mëtejme në tregun ilegal. Përveç sasisë së drogës, policia njoftoi se në këtë aksion që ka zgjatur dy ditë ka konfiskuar edhe telefona mobil, mbajtës të sim kartelave, municion për pistoletë të kalibrit 7.65 mm, para, tre automjete Pezho 307, Pasat dhe BMV 320D, si dhe materiale të tjera të dyshimta.
Arben Zeqiri /SHENJA/

