BE është e gatshme të punoj me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferiu për reformat e nevojshme për integrim euroatlantik të vendit.
Këtë në twitter e ka shkruar ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar, pas takimit të sotëm me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferi. Kjo është takimi i parë zyrtarë i Xhaferit pasi ka marrë çelësat e kabinetit.