Zbardhen detaje të reja nga krimi në familjen fierake, ku 29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga banesa, ku ndodhi krimi tragjik.
Ndërkohë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Kuçi, viktima Irvana Medinaj ishte 28 vjeçe dhe kishte dy fëmijë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.



