Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shprëndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte, përcjell TetovaSot.
VMRO e Gruevskit në këto zgjedhje ka fituar 51 mandate dhe e ka shumë të vështirë për të krijuar qeveri bashkë me BDI-në që ka fituar 10 mandata, nga ana tjetër kemi LSDM-në e Zaevit me 49 mandate ku bashkë me BDI-në arrijnë 59 mandate ku nuk arrihet të fomrohet qeveria. Ditë më parë disa spekulime dolën se një qeveri stabile do të ishte vetëm nëse LSDM-ja e Zaevit BDi-ja e Ahmetit dhe LR-PDSH-ja e Selës mund të krijojnë qeveri stabile duke e nxjerrë Gruevsin si opozitë bashkë me BEsën dhe PDSH-në e Thaçit.
15 kushtet e BDI-së për formimin e Qeverisë së re, ku në njërin prej kushteve kërkohet që presidenti i shtetit dhe kryetari i Kuvendit të zgjidhen sipas parimit të Badinterit, transmeton TetovaSot.
Tash parashtrohet pyetja se cili subjekt politik maqedonas do t`i pranoje të njëjtat, LSDM-ja apo VMRO-DPMNE-ja?/TetovaSot/