Në organizimin e Qendrës për Demokraci dhe zhvillim mbrëmë në Shkup u mbajtë tribunë me temë “Siria dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Afrin”, ku ligjërues ishin disa akademik, historian nga vendi dhe rajoni.
Tribunën e hapi, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, ligjërues në Universitetin Nënë Tereza, për të vazhduar Prof. Dr. Metin Izeti, ligjerues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe mysafiri nga Turqia, Can Acun, hulumtues për politikë të jashtme në Fondacionin për Studime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA).
Në fjalimin e tij Prof. Dr Rizvan Sulejmani analizoi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe foli rreth asaj se çka mund të pret Ballkani prej kësaj. Ai tha se organizata terroriste DAESH për të cilët ka një konsensus të përgjithshëm në botë, duhet të pushoj së funksionari.
Profesori Metin Izeti, potencoi se ndërhyrja e Turqisë në Afrin të Sirisë është çështja që po diskutohet gjithandej nëpër botë.
“Tash momentalisht bëhen përpjekje për një mënyrë të re të organizimit të botës. Gjithsesi Turqia do të ketë një rol vendimtar, në këtë kontekst. Një për shkak se dalëngadalë e merr edhe kontekstin e përfaqësuesit të myslimaneve në botë. Gjithashtu është si një lokomotivë, e cila e tregon se neo-liberalizmi dhe koncepti perëndimor, duke filluar nga vitet 90-ta e këndej është treguar i pasuksesshëm, se modernizmi u tregua si e mbrapshtë me këtë mënyrë të sjelljes dhe mendoj që në të ardhmen ne do të përplasemi me ideja të reja me një qytetërim dhe kulturë, ndërtim shoqëror pak më ndryshe dhe Turqia do ta ketë rolin vendimtar”, tha mes tjerash Izeti.
Acun tha se në parim, operacioni ka për qëllim eliminimin e PKK-së dhe elementet e ndryshme terroriste që veprojnë në Afrin. Ai gjithashtu theksoi se operacioni ka filluar nga 7 pika duke siguruar vijën kufitare të Turqisë.
Almakos