Akademiku Izet Zeqiri ka komentuar arrestimin e një personi zyrtar në Mavrovë për marrje të ryshfetit
Zeqiri pas këtij rasti thotë se ky shtet mund të bëhet vetëm nëse kontrollohen të gjitha 1370 institucionet shtetërore, të detektohen problematikat dhe të dënohet korrupsioni.
Reagimi i plotë:
Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi!
E kishin ndaluar dhe arestuar një shef të urbanizmit në Mavrovë për ryshfet shumë mirë të vazhdojm gjithandej…
Në vendin tonë ka 1370 institucione nga të cilët 541 janë në nivel qendrorë dhe 829 institucione janë në nivel lokal, të punësuar në këto institucione janë diku 129.000 persona në nivele të ndryshme.
Ky shtet mundet të bëhet nëse së paku në një institucion ndiqet vetëm një njeri për ryshfet dhe korupcion që do të thotë të prokuroria të ndjek 1370 njerëz nga një njeri të këtyre institucioneve dhe të futen në burg ndryshon puna, fillon të krijohet besimi në institucione dhe njerëzit nuk do ta kuptojnë ryshfetin si mënyrë e të jetuarit dhe të realizimit të drejtave.
Përndryshe do vazhdojmë të bëjmë petulla në ujë!
Data 17.09.2026
Aktuale
- Vetëm pak ditë pas fejesës, Kushtrimi dhe Aurora befasojnë të gjithë me lajmin e madh! Askush nuk e priste kaq shpejt!
- Tromp: Dhomat e Specializuara, një instrument për të kënaqur Serbinë
- Hamza paralajmëron takime me liderët politikë për të adresuar situatën e Gjykatës Speciale
- SPB Shkup e zbuloi dhe e sanksionoi gruan e cila hidhte hedhurina në Lepenc
- Kos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në mes RMV-së dhe 27 vendeve të BE-së
- Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve; Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet
- 35-vjeçari nga Studeniçani humb jetën, dyshohet se u godit nga rryma gjatë larjes së automjetit
- Dhunë familjare në Gostivar, 60-vjeçarja denoncon kunatin për sulm fizik



