“Sot prita në Komunën e Çairit Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Prof. Dr. Lutfi Sunar, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme, Assoc. Prof. Dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi, dhe Këshilltarin Ligjor, Betim Ameti. Vizita e tyre ishte një sinjal i qartë se Çairi po forcon rolin e vet si hapësirë e bashkëpunimit akademik dhe inovacionit.
Rektori më uroi për detyrën dhe shprehu gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet edhe më të fuqishëm mes Komunës së Çairit dhe UIB-it. Diskutuam projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë tanë: Qendrën e Inovacionit Social, aktivitetet akademike dhe zhvillimin e kampusit, fusha që hapin mundësi të reja dhe e rrisin standardin arsimor në Shkup.
Komuna e Çairit do të vazhdojë të jetë një partner aktiv i çdo institucioni që sjell zhvillim, dije dhe vizion për të ardhmen e komunitetit tonë” ka shkruar Mexhiti
Data 12.03.2026
Aktuale
- Për shkak të borxhit, Komuna e Strugës nuk mund ta shesë në ankand veturën Audi të Ramiz Merkos
- Rreth 80 përqind e mjekëve në Maqedoni janë përballur me dhunë fizike ose verbale
- EMRI+VIDEO/ Sherri për tarracën e pallatit mes dy familjeve, parandalohet krimi i rëndë! Arrestohet 62-vjeçari, i shkoi fqinjit i armatosur te banesa dhe…
- (VIDEO) VLEN, BDI dhe ASH reagojnë ndaj deklaratës së kryetarit të Kushtetueses
- LISTA ZYRTARE/ Ministria e Brendshme publikon emrat e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë! Në garë dhe dy zonja
- (VIDEO) Shqipëria dhe Serbia kërkojnë anëtarësim të përshpejtuar në BE
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Megjithatë, gjuha shqipe është zyrtare
- Kosova në një udhëkryq: A po e shmang Kurti dialogun me Serbinë?


