Një zhvillim interesant politik është shënuar sot në skenën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, ka prezantuar publikisht aderimin e Ramadan Imerit në këtë subjekt politik.
Ramadan Imeri, i njohur si nënkryetar i BDI-së në Dibër dhe drejtor i shkollës së mesme “28 Nëntori”, ka vendosur t’i bashkohet VLEN-it, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme politike në prag të zhvillimeve të reja.
“Mirë se erdhe Ramadan në rrugën që VLEN!”, ka deklaruar Mexhiti, duke e cilësuar këtë aderim si një tregues të qartë të ndryshimeve që po vijnë në skenën politike shqiptare në vend.
“Kujt i largohet elita, i largohet e ardhmja. Kur edhe drejtuesit e tyre zgjedhin ndryshimin, është e qartë kush përfaqëson të ardhmen,” shtoi Mexhiti në prezantimin publik.