Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë momente nga ndeshja që po zhvillohet në Kosovë mes Kombëtarës së Kosovës me Turqinë, për kualifikim në Kampionatin Botëror., duke shprehur hapur mbështetjen e tij për përfaqësuesen kosovare.
Përmes një publikimi në profilin e tij në Facebook, Mexhiti ka shpërndarë disa fotografi nga atmosfera në Prishtinë, ku shihet mes tifozëve duke përkrahur ekipin e Kosovës.
“Në zemër të Prishtinës, festojmë për Kosovën bashkë me ikonën e muzikës popullore shqipe Shkurte Fejza, dhe mijëra shqiptarë nga vendi e diaspora. Forca Kosovë”, ka shkruar Mexhiti.


