Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një tubimi me të rinjtë e kësaj komune, ka theksuar rolin kyç të rinisë në ndryshimet që po ndodhin në vend. Ai u shpreh se me angazhimin dhe energjinë e të rinjve, po thyhen dyert që dikur ishin të mbyllura nga pushteti i kaluar.
“Përshëndetje nga rinia e Çairit. Me rininë, po i thyejmë dyert që dikur ishin të mbyllura nga pushteti i kaluar dhe po hapim një rrugë të re për të ardhmen e tyre. Me energji, ide dhe guxim, rinia jonë po bëhet zëri dhe forca e ndryshimit, duke krijuar shpresë për një vend më të mirë dhe mundësi që deri tani kanë munguar. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”, deklaroi Mexhiti.
Tubimi me rininë u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke vënë në fokus rëndësinë e përfshirjes së brezit të ri në jetën politike dhe vendimmarrëse të vendit.