Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në debatin televiziv Click Plus të TV 21 Maqedoni, disa herë kërkoi nga z.Taravari që për hirë të opinionit dhe dilemave rreth koalicionit në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të sqarojë opinionin mbi atë se çka në fakt i bashkon këto dy parti.
Kur vet kryetari i Aleancës kishte deklaruar kohë më parë se Lëvizja Besa, sot fraksioni i quajtur si Alternativa, janë parti me ideologji , financim dhe orientim të dyshimt.
Ajo që u nënkuptua , është fakti se qëllimi i tyre i përbashkët është rrëzimi i BDI-së dhe jo unifikimi i votës shqiptare.