Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se po mirëpritet ngrohtësisht nga familjet shqiptare në këtë komunë, duke theksuar mbështetjen e gjerë për vizionin e tij.
Gjatë një vizite tek familja Elmazi në Fushë Topanë, Mexhiti tha se u prit me mikpritje vëllazërore dhe bisedoi për projektet që synon t’i realizojë për zhvillimin e Çairit.
“Mbështetja është evidente në çdo lagje. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse Çairi është diamant”, deklaroi ai.