Vajgëll, si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, dërgoi edhe letër deri te kolegët e tij deputetë mëngjesin e sotëm. Në letrën thuhet se është i zhgënjyer nga qëndrimi i ministrave, përcjell Medial.mk.
“Nuk është korrekte për një vend, i cili më shumë se një dekadë ndodhet në pritje për shkak të kontestit të mirënjohur me emrin, i zgjidhur paradokohe dhe themeluar në kompromise të vështira, shkruan Vajgëll dhe shtoi se është gabim që Shqipëria dhe Maqedonia janë trajtuar si “duo” pa u përmbajtur në parimin e meritave vetanake, dhe shtoi se dy shtete janë shumë të ndryshme.
Vajgëll gjithashtu thotë se nuk dëshiron të akuzojë vende anëtare ose institucione evropiane, por sipas tij, ajo që ka ndodh paraqet lëshim nga parimi i meritave vetanake nga ana e BE-së.
“Maqedonia ka marrë garanci se hyn në procesin e afrimit drejt BE-së dhe duhet të shfrytëzohet koha që do të kalojë deri në fillimin formal të bisedimeve në vitin 2019 për punën intensive mbi reformat ekonomike dhe shoqërore”, shton Vajgëll.
“Skriningu është pjesë shumë e rëndësishme e procesit sepse nënkupton zbulimin e përparësive dhe dobësive të secilit vend anëtar në raport me kushtet evropiane dhe është hapi i parë drejt BE-së”, sqaron Vajgëll, vendi i të cilit Sllovenia para pak kohësh kalonte në këtë proces.
“Besoj se vendimi i Këshillit të ministrave është obligative, ndërsa ne në Parlamentin Evropian do të sigurohemi se Këshilli do ta përmbushë këtë obligim”, pohon Vajgëll.
Po e përfundojmë atë punë, raporti do të jetë njohje për Maqedoninë dhe për përpjekjet të cilat i investon politika e Maqedonisë në zgjidhjen e krizës politike, si dhe për hapat e rëndësishëm që do t’i bëjë diplomacia e Maqedonisë në përparimin me marrëdhëniet me fqinjët”, thotë Vajgëll për Mia-n.