Ekspertë kushtetues thonë se nuk presin ndryshime të mëdha në Kushtetutën e Maqedonisë pasi që thelbi i kërkesave të palës greke veç më ekziston në amendamentet e kushtetutës ekzistuese, ndryshimi i vetëm që do të bëhet është korrigjimi i disa pjesëve ku përmendet emri Republika e Maqedonisë. Kështu thotë ish Gjykatësi Kushtetues Trendafil Ivanovski, informon MEDIAL
Sipas Ivanovskit kushtetuta e shtetit do të duhet të pësoj ndryshime më së paku në 188 pjesë të saj, gjegjësisht në të gjitha vendet ku është shkruar emri Republika e Maqedonisë.
“Nuk është patjetër që në të gjitha vendet termi “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohet me “republika e Maqedonisë së Veriut”, por është mjaftueshëm që përmes një amendamenti të tregohet se emri i ri kushtetues është “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe që në të gjithë tekstin tjetër të Kushtetutës së re do të përdoret vetëm termi Republikë”, thotë Ivanovski.
Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se ndryshime do të pësoj edhe preambula e shtetit, neni 3 që ka të bëjë me territorin e shtetit dhe neni 49 që ka të bëjë me vendndodhjen e mërgimtarëve.
MEDIAL