Maqedonia sot do ta shënojë Ditën e Republikës 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.
Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim, trasmeto Medial.mk.
Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe i Shëndetësisë, Venko Filipçe.