Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov e ka firmosur ligjin për Amnisti që u miratua të enjten dhe i njejti ka hyrë në fuqi, shkruan Gazeta Lajm.
Me publikimin në Gazetën Zyrtare, ligji ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të rrjedh afati prej 5 ditësh gjatë së cilit të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit mund të parashtrojnë kërkesë për amnisti. Për kërkesën vendos gjykata, pasi të merr paraprakisht mendimin e prokurorit public. Deri më tani asnjë nga të akuzuarit nuk ka njoftuar nëse do të kërkojë amnisti.