Presidenti, Gjorge Ivanov, në Konferencën “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, që mbahet në Ohër, e kritikoi BE-në, pasi, siç tha, nuk mbështet projektet kapitale, kështu që zgjidhja është ato të realizohen me para kineze.
“Që të përfshihemi në mënyrë të barabartë në Zonën Ekonomike Europiane, është e domosdoshme që të jemi pjesë e barabartë e rrugëve, hekurudhave dhe korridoreve energjetike europiane. Pasi që BE-ja ende nuk i mbështet projektet e mëdha të infrastrukturës, kemi vendosur me kredi të volitshme kineze nga nisma 16 plus 1 të ndërtojmë një pjesë të rëndësishme të korridorit të rëndësishëm europian 8”,- tha presidenti, Gjeorge Ivanov.