Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka thënë se Zaevi është i frikësuar se nuk e ka përmbushur atë që është pritur nga ai. Sipas tij, Zaev është futur në një lojë të huaj nga e cila nuk mund të dal dhe tani ai bën gabime.
“Kur është njeriu i frikësuar bën gabime. Këto gabimet e tij tani po e sjellin në një gjendje më të rëndë nga ajo që kur filloi këtë, kur dëshiroi nëpërmjet incizimeve të cilat, siç thotë ai i ka marrë nga shërbime të huaja të rrëzoj Qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitimet”, ka thënë Ivanov për televizion nacional të Kroacisë HTV.
Ivanov në intervistën thekson se lideri i LSDM-së, 67 nënshkrimet nga partitë shqiptare i ka marrë duke qenë i kërcënuar që të pranoj platformë të përgatitur në shtet të huaj.
“Nëse unë jap mandat dikujt që ka pranuar platformë në shtet të huaj, në përputhshmëri me Kodin Penal, neni 308, e rrënoj pavarësinë e shtetit”, ka shtuar Ivanov.