Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka realizuar takim me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në Baku të Azerbajxhanit.
Në takim, thuhet në komunikatën e presidencës, përcjell SHENJA, është biseduar për situatën politike.
Ivanov në takim ka riafirmuar qëndrimin se mënyra e sjelljes së Platformës pas zgjedhjeve nga ana e partive shqiptare dhe deklarata që kanë pasur nga ana e funksionarë të lartë të Shqipërisë “paraqesin ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë”.
“Ndërhyrja e tillë në punët e brendshme të Maqedonisë është nxitje për realizimin e ideve nacionaliste, tensione dhe paraqet shembull negativ jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Është e nevojshme ulja e tensioneve në rajon dhe retorik të kujdesshme”, thuhet të ketë thënë Ivanov gjatë takimit me Nishanin.
Ivanov ka theksuar se Shqipëria është mik i Maqedonisë dhe i tillë do të ngelet, dhe për këtë qëllim, sipas tij, është e nevojshme që të ndërmerren hapa konkret për normalizimin dhe avancimin i marrdhënieve bilaterale.
“Pakica maqedonase në Shqipërië dhe bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni duhet të jenë faktor të afrimit dhe pasurimit të bashkëpunimit, dhe jo burim tensioni”, ka theksuar Ivanov gjatë takimit.
Të dy presidentët janë pajtuar se është e nevojshme që vendet të përmbahen, të ndërmarrin hapa të përbashkëta për rritjen e besimit të ndërsjellë dhe fokusim në prioritetet e përbashkëta, të cilat nënkuptojnë marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, avancim të bashkëpunimit rajonal dhe fokusim në projekte që do të avancojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të dy vendeve. /SHENJA/