Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanit, sot në Aman realizoi takime me kryeministrin e Mbretërisë së Jordanit, Omar Razar, me kryetarin e Senatit, Faisall El-Fajez, me kryetarin e Dhomës përfaqësuese Atef Taravneh, si dhe me anëtarë të Dhomës përfaqësuese.
Në takimin me kryeministrin jordanez, Razar, presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i rij, ka theksuar se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Republika e Maqedonisë synon drejt relacioneve stabile dhe miqësore me Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.
Presidenti i Maqedonisë ka shprehur shpresë se me intensifikimin e dialogut politik, do të hapet mundësia për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës dhe arsimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe avancimit të kornizës juridike.
Presidenti Ivanov dhe kryeministri Razar kanë shkëmbyer opinione dhe në lidhje me krizën e refugjatëve dhe të emigrantëve dhe u përqendrua në sfidat e Lindjes së Afërt dhe të situatave në Evropë. Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka përshëndetur kontributin e rëndësishëm që Mbretëria e Jordanisë e ka në kuadër të aspektit humanitar të krizës dhe përkujdesjes së refugjatëve, duke theksuar se Republika e Maqedonisë i mbështet orvatjet për arritje të paqes së përhershme në Lindjen e Afërt.
Në takim me kryetarin e Senatit, Faisall El-Fajez dhe me kryetarin e Dhomës përfaqësuese Atef Taravneh, kryetari Ivanov ka shprehur bindje se kjo vizitë zyrtare do t’i japë impuls të ri bashkëpunimit të përgjithshëm mes Maqedonisë dhe Jordanit në të gjitha sferat me interes të përbashkët dhe se miqësia e ndërsjellë do të vazhdojë të zhvillohet. Ivanov e ka theksuar faktin se janë vendosur themelet për bashkëpunim të përgjithshëm dhe partneriteti në afat të gjatë. Njerëzit e parë të parlamentit jordanez e kanë shprehur gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanit.