Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, vlerëson se i gjithë procesi i zgjidhjes së emrit ngjan në marrëveshje personale mes kryeministrave Zaev dhe Cipras. Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga kabineti presidencial, pas takimit që realizuan Presidenti Ivanov dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Ky i fundit, informoi Ivanovin për zhvillimet e fundit të negociatave për emrin. Nga kabineti i Ivanovit më tej kanë shtuar se qëndrimi I presidentit është se me mosrespektimin e dispozitave ligjore për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, I gjithë procesi ngjan në marrëveshje personale mes dy kryeministrave. “I gjithë procesi i ngjan marrëveshjes personale mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Cipras, për çka nuk ka siguruar konsensus nacional në Republikën e Maqedonisë. Qëndrimi im është se nuk pranoj zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm, apo erga omnes”. Sipas Ivanovit, arritja e marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit dhe jo të parasheh ndryshime të tij”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Ivanov.
Data 12.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
- Gjeorgjievksi për planet e transportit publik në Shkup
- Bujar Osmani: Fryma e re në Çair po merr hov
- Nesër do të bëhet spërkatja e mushkonjave në Shkup
- Ministrja serbe mohon masakrat dhe akuzon BDI-në, Ademi: VMRO dhe VLEN palë të “botës serbe”
- Vrasja e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për arrestimin e autorit
- Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”
- Bastisja e redaksive të “News24” dhe “Panorama Group”, Vetting fut në ‘sitë’ Ilir Prodën, refuzon të japë urdhrin e zaptimit të godinave! Kryepolici me “telefon” te sekuestruar dhe pasuri të fshehura