14 March
Raportohet se presidenti Gjorge Iavnov bashkë me bashkëshorten e tij Maja Ivanova këtyre ditëve do të qëndroj për vizitë në Azerbejxhan. Ai do të marr pjesë në formonin e madh në Baku i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, gjegjësisht më 16 dhe 17 mars.
Paraprakisht u raportua se Ivanov gjatë këtij muaji do të udhëtoj në një vizitë dyjavore në Australi për të realizuar takime me diasporën maqedonase.
Megjithatë nga Kabineti i Ivanovit, nuk pohojnë e as demantojnë informacionet për udhëtimet e Ivanovit në këtë periudhë kur vendi po përballet me krizë të rëndë politike.

