Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, kumtoi kabineti i tij. Gjatë qëndrimit në Londër, presidenti Ivanov do të ketë takim me spikerin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lord Fauler. Në kuadër të vizitës së punës presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Unionin e Oksfordit dhe do të ketë takim me kryetarin e Universitetit “Oksford”, Lord Kris Paten. Presidenti i Maqedonisë do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Çatam haus” me temë “Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara”. Gjatë vizitës Ivanov do të realizojë takime edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Britaninë e Madhe.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

