Pas takimit që ka zhvilluar presidenti Gjorge Ivanov me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji ka thënë se në takim është biseduar për situatën politik dhe për mundësinë e tejkalimit të krizës me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë.
“Presidenti i Maqedonisë e dënon cdo dhunë politike dhe fizike në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa nëpërmjet dialogut duhet të kërkohen zgjidhje”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Presidentit, përcjell SHENJA.
Në komunikatë më tej thuhet se Ivanov i ka thënë Li-së, se nëse ekziston lidership të vërtet nga kryetarët e partive politike, pengesa politike dhe juridike për dhënien e mandatit për Qeverinë janë të tejkalueshme.
“Kryetari i Maqedonisë ka kërkuar nga SHBA, si partner strategjik të Maqedonisë, të ndihmojnë që pengesat të tejkalohet dhe të mundësohet shumica parlamentare të fitoj mandatin. Rastet precedentë të cilat bëhen praktikë, ndërsa jo legalja bëhet legale i cenojnë principet themelore demokratike”, ka thënë Ivanov.
Ai ka kërkuar nga lideri i LSDM-së të plotësoj fjalën e dhënë publike se “së bashku me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do të sigurojnë garanca për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë.
Ivanov ka thënë se Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht,e as, bazë për formimin e Qeverisë në Maqedoni.
Ivanov ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të qetë për shkak se ekzistojnë zgjidhje që duhet të merren me mendje të shëndosh dhe me dialog. /SHENJA/