Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në suaza të vizitës së tij dyditore në Belgjikë, do të marrë pjesë në forumin Kran Montana në Bruksel, ku do të ketë edhe fjalim. Është paraparë pasdite Ivanov të takohet me Didie Rejnders, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës.
Shefi i shtetit dje në suaza të vizitës punuese në Bruksel pati takim me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku ka kërkuar impuls të ri dhe dërgim të porosisë pozitive në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe fillim të negociatave parainkuadruese për anëtarësim. Në fokus të bisedimeve me Tuskun ka qenë ardhmëria evropiane e Maqedonisë dhe e gjithë ajo që e bën vendi që përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave, por edhe për gjendjen në rajon dhe në BE, si dhe për çështjet e krizës së migrimit.