Gjatë fjalimit të tij për fund vit kryetari i shtetit Gjorge Ivanov foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se hakmarrja sjell hakmarrje të re.
“Kush ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin duhet të përgjigjet. Por përgjegjësia nuk mund të gjeneralizohet. Qytetarët kanë të drejtë të mbrohen. Për fat të keq pamë se qytetarët e ‘Maqedonisë së përbashkët’ dhe deputetët u arrestuan dhe u akuzuan për terrorizëm. Drejtësia përfundon aty ku fillon revanshizmi. Për këtë shkak në vazhdimësi kam bërë thirrje për uljen e tensioneve. Duhet ta rikthejmë kulturën e dialogut politik. Në shtet si shoqëri politike shumë normale është që të mos pajtohen të gjithë, por nuk është normale të shkatërrohen të gjitha dallimet”, tha Ivanov.
Ai gjatë fjalimit, shkruan SHENJA, ka kritikuar ashpër mediat duke thënë se me lajmet e rrejshme po tentojnë të shtrembërojnë imazhin e tij.
“Asnjëherë më parë e vërteta nuk ka qenë e robëruar. Në këtë po ndikojnë lajmet e rrejshme. Në vend që të lexojnë nenin 7 të Kushtetutës, disa po tentojnë të imponojnë fotografi të rrejshme se gjoja kam dashur të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Lajmet e rrejshme në media dhe rrjetet sociale pa monitorim janë bazë të tensioneve dhe konflikteve”, tha Ivanov, raporton SHENJA.
Data 04.03.2025
Aktuale
- VMRO: Kryetari i LSM-së po vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së
- EMRAT/ Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe shitje kokaine! Po punohet për ekstradimin e tyre në Shqipëri
- Samsung zbulon unazën revolucionare që mat temperaturën e trupit përveç të tjerëve
- VLEN: BDI është e izoluar, thirrjet për bojkot të zgjedhjeve janë të papërgjegjshme
- Ambasadori britanik: Kosova në një moment vendimtar për heqjen e masave të BE-së
- Përfundon numërimi i votave të diasporës, përgjigjiet më pas rezultatet finale
- EMRI/ Nuk iu bind urdhrit të policit për ndalim, arrestohet 30 vjeçari në Elbasan! I riu shiste kokainë në Peqin, e pëson dhe i ati! Sekuestrohet lënda narkotike dhe armë
- “Mos ngushtohen prindërit”, ideja për dhurata për mësimdhënësit t’i takojë të kaluarës