Bashkimi Evropian (BE) duhet ta përshpejtojë procesin integrues si element vital dhe pjesë e strategjisë së saj afatgjate për siguri. Ballkani çdoherë ka qenë udhëkryq i Evropës, ndërsa vende stabile do të thonë edhe mbrojtje më e mirë e kufijve të tyre juglindor, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në “Forumin e Dubrovikut 2017”, që po mbahet me temë “Bashkëpunimi i Adriatikut-Mesdheut dhe siguria në Evropën Juglindore”.
Presidenti Ivanov, siç informon Kabineti i tij, theksoi se kanosja më e madhe për sigurinë evropiane sapo do të vijë dhe urgjentisht është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje, duke theksuar në mijëra luftëtarët e huaj nga vendet ballkanike të cilët marrin pjesë në luftimet në Lindjen e Afërt.
“BE dhe NATO duhet të planifikojnë masa parandaluese kundër të kthyerve të orientuar jo vetëm drejt vendeve të tyre anëtare, por edhe drejt pjesës të paintegruar të Ballkanit”, theksoi shefi i shtetit.
Sipas Ivanovit, integrimi i Ballkanit si tërësi nuk është vetëm i rëndësishëm, por është i domosdoshëm për paqe të përhershme, stabilitet dhe siguri në rajon.
Integrimi i vendeve ballkanike, tha Ivanov, në Bashkimin Evropian është vegla më e rëndësishme për parandalim nga ekstremizmi religjioz.
“Me këtë do të garantohej shpresë dhe progres në rajonin, i cili tregon shenja shqetësimi dhe dëshpërimi. Ëndrra evropiane duhet të bëhet realitet për të gjithë edhe atë sa më shpejtë që është e mundur”, porositi presidenti.
Rajoni, shtoi Ivanov, i cili ballafaqohet me sfida të cilat nga ana e saj mund të çojnë drejt jostabilitetit dhe shteteve jofunksionale shumë lehtë mund të bëhet strehimore për terroristë, bazë për operacione të mëtejshme, kampe tanzituese për trajnim, rekrutim indoktrinim dhe infiltrim të tokës evropiane.
Prej këtu presidenti apeloi në nevojë për politika afatgjate rajonale për siguri, si hap i parë drejt krijimit të mjedisit stabil dhe të sigurt.
Presidenti Ivanov dje mori pjesë në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-pjesëmarrëse në procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe realizoi takim bilateral me presidenten e Kroacisë, Kolinda, Grabar Kitaroviq.