Të mërkurën rreth orës 12:30, lideri I LSDM-së Zoran Zaev pranoi mandatin nga presidenti Gjorgje Ivanov.
Ky ishte një moment për të cilin është folur muaj me rradhë.
Në vilën “Vodno” gazetarë nga media të ndryshme prisnin në sallën ku presidenti Ivanov dhe lideri i LSDM-së do të paraqiteshin për t’i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, njohton Almakos.
Dy burrë-shtetasit erdhën.
Së pari, fjala iu dha presidentit Ivanov, i cili tha se pengesat që qëndronin në rrugën për dhënien e mandatit, janë mënjanuar. Pas tij, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve të Maqedonisë iu drejtua lideri I LSDM-së, Zoran Zaev.
Ky i fundit citoi garancinë e dërguar deri tek kabineti i presidentit Ivanov.Më pas të gjithë u bëmë dëshmitarë të, siç tha Zaev, ditës kur nis puna për një Maqedoni të re.
Para se të largohej nga presidenca, z.Zaev, u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, por fillimisht, përsëriti qëndrimet e tij për një maqedoni të të gjithë qytetarëve. Një maqedoni demokratike, sic tha ai, e cila nuk mund të ndërtohet brenda një dite, por do kohë dhe kontribut të të gjithëve.
Mandatari Zaev, tha se 67 nënshkrimet që vërtetojnë se ka shumicë parlamentare, u dorëzuan. Tani kjo parti do të hap bisedimet për formimin e qeverisë me BDI, “Aleancën për shqiptarët” dhe me BESËN. Zaev shtoi se, dëshira e tij është që të ketë mandat të sukseshëm dhe së do të punojë që ky qëllim të jetë maksimalisht i arrirë.
Shumica e re parlamentare ka 20 ditë kohë që të formojë qeverine e re.
/Evi Shkopi
Almakos.com