Presidenti Gjorge Ivanov ka hedhur pretendimet se ai kishte përgatitur shpalljen e gjendjes së luftës në mbrëmjes e dhunës në Kuvend më 27 prill.
Ai ka vlerësuar se ky pretendim është një përpjekje e dëshpëruar për ta kthyer vëmendjen nga përgjegjësit kryesorë për ngjarjen te presidenti i shtetit.
Ivanov ka thënë se kjo çështje është duke u shqyrtuar në gjykatë dhe se shpejt do të mësohet se kush e organizoi dhe e udhëhoqi dhunën në Kuvend.