“Situata me dezinformata dhe propagandë në vendin tonë është në një pikë të rëndë, pra ëshumë e keqe”, thotë gazetari Zoran Ivanov në një intervistë për CIVIL Media.
“Gjykoj edhe nga reagimet e qytetarëve nga programet e kontakteve të hapura. Ata reagojnë ndaj diçkaje që nuk është vërtetuar dhe e pakonfirmuar. Duke pyetur se ku gjenden burimet e prodhimit të të pavërtetave, pra lajmeve të rreme dhe propagandës, sepse këtu, në zonën tonë të vogël maqedonase, mund të pohoj (me të drejtë gabimi), se ndër gjeneruesit më të mëdhenj të marketingut e të lajmeve të rreme, pra e një lloj propagande politike dhe partiake janë pikërisht selitë e partive politike, sepse shihet në bazë të informatave që dalin në opinion nga konferencat dhe deklaratat e tyre për shtyp, se nga aty janë përgatitur dhe paketuar”, tha Ivanov. .
Ai shpreh shqetësimin se institucionet, organet e drejtësisë dhe Prokuroria nuk reagojnë ndaj fushatave dhe akuzave të rreme.
“Në shembujt e fundit, partia opozitare udhëhoqi dy fushata që zgjatën dy-tre ditë. Ata nuk kanë asnjë provë dhe asgjë. Diçka tjetër më shqetëson. Është fakti që institucionet, organet e drejtësisë dhe Prokuroria nuk reagojnë ndaj akuzave të tilla. Nëse bëhet fjalë për krime, për pasuri të fituar në mënyrë të pandershme, për akuza miliona euro se dikush ka kryer abuzime, përfundon me deklaratat e zëdhënësve apo me një konferencë për shtyp të një lideri partie. Në këtë kuptim, ne jemi një shoqëri e atrofizuar informative”, thotë Ivanov.
I pyetur se kush është përgjegjës dhe çfarë duhet për të kapërcyer sfidat me të cilat përballemi, të cilat vijnë nga dezinformata dhe propaganda, ai thekson se përgjegjësia është e medias dhe redaksive.
“Gazetaria është përgjegjëse – media, mbi të gjitha redaksia e mediave më me ndikim, media e afirmuar, media kryesore por edhe portalet e reja. Ata janë hallka kryesore e shoqërisë për demaskimin e lajmeve të rreme, në radhë të parë për demaskimin e burimeve të lajmeve të rreme, sepse unë dhe qytetarët, si konsumatorë që përgjithësisht informohemi duke lexuar tituj, nuk thellohemi në tema dhe përmbajtje dhe e marrim gjithçka si të mirëqenë. “, thotë Ivanov.
Redaksitë duhet të kërkojnë informata shtesë, gazetarët të hetojnë, por edhe institucionet përkatëse të reagojnë, thekson Ivanov.
“Është përgjegjësi e redaksive të pyesin për çdo informacion për të cilin ka indikacione dhe dyshojnë se nuk ka mbështetje, se është në ajër, se është një akuzë e pastër politike apo partiake, që duhet të kërkojnë informacione shtesë dhe të hetojnë, dhe të pyesë institucionet, etj. Por vetë institucionet duhet të reagojnë ndaj akuzave për krime të tilla të mëdha apo devijime në shoqëri. Kjo do të thotë se ne jemi një shoqëri dhe një shtet me institucione praktikisht të atrofizuara dhe me atë kualifikim, për fat të keq do të them diçka edhe për gazetarinë maqedonase, për profilet e shumta false, do t’i amnestoj këtë radhë dhe me këtë rast edhe rrjetet sociale sepse aty ne marrim pjesë si qytetarë me atë që duam ta shkruajmë, por prandaj ka masë kritike dhe institucione”, thekson Ivanov.
Biljana Jordanovska
përgatitur nga: J. Gjorgjioski
kamera: Aleksandar Rizinski
redaktimi: Arian Mehmeti