Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski.
Në takim, Ivanov ka theksuar se deri tani ka vepruar në kuadër të të drejtave të tij, obligimeve dhe detyrimeve, duke respektuar Kushtetutën e Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti i presidentit, përcjell “SHENJA”.
Presidenti Ivanov ka theksuar se edhe në lidhje me situatën aktuale politike do të veproj në bazë të dispozitave kushtetuese dhe në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë.