Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka dënuar aktin e demolimit të Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.
Në komunikatën nga Kabineti i tij, përcjell SHENJA, thuhet se ai beson se ky rast është i izoluar dhe ka bërë thirrje që incidenti të mos keqpërdoret për qëllime partiake, politike dhe manipulim me opinionin.
“Kur shteti po përballet me sfida serioze, të gjithë faktorët politikë dhe shoqëror kanë përgjegjësi të barabartë për parandalim të çfarëdolloj tensioni dhe provokimi”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Ivanov ka bërë apel deri tek çdo individ që të sillet me përgjegjësi dhe të ketë parasysh pasojat nga incidentet e tilla.
Ai ka bërë thirrje për respektim dhe avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe ndërtim të bashkëjetesës. /SHENJA/