
Presidenti Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Afati kur presidenti Ivanov duhej t’ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, ishte deri më sot.
Menjëherë pas dorëzimit të mandatit, është prononcuar edhe Brukseli zyrtarë, prej ku thanë se presin “sa më shpejtë formim të qeverisë së re” .
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq ka përsëritur qëndrimin e dhënë një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.
“Në këtë fazë, ajo që mund të them është se nga afër jemi duke ndjekur situatën. Siç kemi thënë në të kaluarën, ne në kuadër të afateve të parashikuara në kushtetutë, presim formim të shpejtë të qeverisë së re stabile. Ne poashtu dëshirojmë të shohim zbatim të shpejtë të reformave, zgjidhje të çështjeve për sundimin e drejtësisë, nëpërmjet zbatimin të reformave urgjentet dhe implementim të marrëveshjeve politike të nënshkruara më parë. Në këtë kontekst ne do të përkrahim vendin në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Kjo është e tëra që mund të them për momentin”, ka potencuar Kocijançiq.
Gruevski tani do të ketë 20 ditë afat që Kuvendit ti propozojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritarë dhe platformën për punën e Qeverisë. Për miratimin e Qeverisë së re atij do ti nevojitet mbështetja e 61 deputetëve. Nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë koalicion brenda këtij afati, atëherë Gruevski duhet t’ia kthejë mandatin presidentit Ivanovit dhe ky i fundit pritet që atë t’ja ndajë liderit të partisë së dytë, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Ivanov cakton Gruevskin si mandatar by tvshenjaofficial