Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i bën thirrje
Qeverisë që ta publikojë dhe elaborojë tekstin e marrëveshjes për
fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj.
Ivanov konsideron, siç kumtoi Kabineti i tij, se mungesa e transparencës
shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të
tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para marrëveshjes së
saj.
“Presidenti Ivanov potencoi se çdoherë duhet të merren parasysh
interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe se
çfarëdo lloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të
interesave kombëtare të Maqedonisë. Presidenti Ivanov, si edhe deri tani,
ashtu edhe në të ardhmen, do të vazhdojë me angazhim në proceset e
pajtimit dhe zgjidhje të çështjeve kontestuese në mënyrë paqësore dhe
përmes dialogut politik, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare
dhe marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë, me qëllim që të arrihen zgjidhje
juridike dhe korrekte në bazë të parimit të respektimit dhe mbështetjes
së ndërsjellë dhe abstenim nga përzierja në punët e brendshme të
shtetit”, thuhet në kumtesën nga kabineti.
Presidenti i Maqedonisë njëherit e përshëndet vullnetin dhe angazhimin e
të gjithëve të cilët në periudhën e kaluar ishin të inkuadruar në
përpjekjet për harmonizim të Marrëveshjes midis dy shteteve.
Data 15.09.2025
Aktuale
- VIDEO/ Zjarr në Qafën e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit
- I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë
- (VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive
- Miqësia e përjetshme: Shtetet e Bashkuara dhe angazhimi për stabilitetin e Kosovës
- Kreu i SPAK, Dumani pret në takim zyrtar homologun e Serbisë, diskutohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave