Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov sot në ditën e parë të vitit tradicionalisht i vizitoi pjesëtarët e ARM-së në kazermën “Çojlija”.
Duke ua uruar Vitin e Ri, Ivanov u dëshiroi plotësim të dëshirave dhe siç tha plotësimin e asaj që është dëshirë shumëvjeçare e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së, e ajo është përfundimisht të jemi pjesë e NATO-s, sepse kemi treguar gatishmëri dhe plotësim të të gjitha standardeve.
“Armata u tregua se mund të kundërshtohet me të gjitha sfidat me të cilat përballet. Pamë çfarë është roli i Armatës në ruajtjen e Republikës së Maqedonisë, në migracionin ilegal, sa është ajo e kyçur dhe e gatshme të dalë në vigjilje të të gjitha sfidave të menaxhmentit të krizës dhe e cila çdo herë është e para në të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe gjithë ajo që është e nevojshme kur duhet të ndihmohet”,deklaroi Ivanov.
Theksoi se jetojmë në një botë, e cila është e paparashikueshme dhe në të cilin ekzistojnë mënyra të reja të luftimit për shkak të së cilës Armata duhet të disponojë me mjete moderne dhe të jetë e gatshme për sajber sulme.
Njësiteve në kazermën “Çojlija”, presidenti Ivanov u ndau televizor, ndërsa kryen edhe stërvitje demonstrative se si përgatitet një tank për sulm.