Ismet Ramadani është një intelektual i njohur, ish politikan dhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetar i Këshillit Euro-Atlantik. Edhe si politikan, edhe si shkencëtar social, Ramadani shquhet për qetësinë, qasjen konstruktive dhe hapjen ndaj dialogut.
CIVIL MEDIA zhvilloi një intervistë me Ramadanin për çështje kyçe për vendin tonë që janë dhe do të jenë aktuale në planin afatgjatë. Pikëpamjet e tij burojnë nga përvoja e tij e madhe në disa fusha, të cilat mund të jenë vendimtare në proceset që i pret Maqedonia e Veriut. Gama e çështjeve përfshin edhe ato që lidhen me situatën politike në kuadër të proceseve integruese euroatlantike dhe në përgjithësi.
Gjithashtu, i kushtuam shumë vëmendje dezinformatave, narrativave propagandistike nacionaliste, ndikimit malinj të Kremlinit dhe qendrave proxy në Ballkan dhe në mbarë Evropën, si dhe perspektivat e vendit tonë për sa i përket ngjarjeve dhe proceseve aktuale./Lajmi i plotë.