16 June
Qeveria e re nuk duhet të pres asnjë minutë, por kenjëherë duhet ti rreket punës për zgjidhjen e problemit me deponitë në Maqedoni. Kjo është një gjë që është dashur të bëhet që moti, por ka munguar vullneti për zgjidhjen e këtij problemi si nga komunat, po ashtu edhe nga pushteti qendror, ka komentuar kështu, eksperti i ekologjisë Murtezan Ismaili. Ai më tej ka shtuar se duhet pasur vetëm plane sepse të njëjtat janë plakur tanimë dhe duhet veprim konkret.
“këto plane nuk janë të sotme, këto plane janë plakur më shumë se unë, dhe është absurde dhe tragjike të dëgjosh që në shekullin 21 po ballafaqohemi vetëm me plane dhe mos realizime. Problemet me mbeturinat në Maqedoni, por jo vetëm se edhe në regjion janë të dukshme, mirëpo sidomos tek ne përveç drisllës asnjëra nga këta deponi që mund edhe të jenë shumë më tepër nuk plotësojnë as për së afërmi kushtet e parapara me ligj. Zgjidhja e problemit të deponive nuk është problem i vogël, por ka mundësi, që me një qasje shumë më serioze se tash që çdo komunë për vete të jep kontributin e kënaqshëm për menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturës dhe furnizimit me ujë sepse, këto tre elemente kryesore i pret popullata por nëse komuna dhe Qeveria nuk punojnë në interes të atyre që i kanë zgjedh, nuk e di se çka mund të presim më shumë- tha eksperti i ekologjisë Murtezan Ismaili.