Deri para një viti, gjithçka po shkonte mbarë në familjen Luma nga Tetova. Kryefamiljari Islam Luma, punonte si shofer kamioni dhe kishin një jetë normale dhe të lumtur. Por në fillimvit, kjo harmoni paksa u zbeh, pasi pikërisht ai, koka e familjes, që mbante familjen dhe siguronte të ardhura për ta, u diagnostifikua me kancer. Vetëm një muaj më vonë, ai u detyrua që t’i nënshtrohej një operacioni në zorrë të trashë. Që nga ajo kohë, Luma nuk ishte më i aftë që të punonte, por edhe më keq, para katër ditësh përsëri Luma mori lajmin se kanceri është përhapur në pjesën tjetër të zorrëve.
Islam Luma
“Muajin e dytë të këtij viti, un kreva operacion maligna neoplazma rectum, është diagnoza, tumor në zorrë të trash. Një pjesë e kam të hequr, por tash prapë është paraqitur te pjesa tjetër, dmth duhet të hiqet edhe pjesa tjetër. Për momentin kam një kolosto”.
Operacioni i Islam Lumës kushton rreth 50.000 euro dhe i njejti duhet të kryhet jashtë vendit, gjegjësisht në Austri. Por, ai deri në këto momente ka arritur të grumbulloj vetëm 7.000 euro, ndërsa për vetëm një muaj duhet të grumbulloj të gjithë shumën, në mënyrë që të mund të kryej operacionin.
Ai përshkruan përditshmërinë e tij të vështirë dhe të kushtueshme. Dhimbje gjatë gjithë kohës, gjakderdhje, injeksione, serume, çdo ditë vajtje ardhje në Shkup, për trajtime mjekësore. Në mënyrë që ai të tejkalojë këtë luftë me sëmundjen, i duhet mbështetje materiale nga bamirësit.
Islam Luma
“Dhimbje kam 24 orë, çdo një orë marrë nga një inekcion për dhimbje, diçka tjetër nuk guxojnë të më japin. Veç asaj kam edhe gjakderdhje në zorrë të trash, dmth është faza e fundit. Vështirë e kam mjaftë…Operacionin e parë e përballova disi, por kjo tani për mua lirisht mund të them është marramendëse. Prandaj, i lutem çdo kujt, çdo bamirësi, kush ka mundësi, sepse mund të bëhen shkak të shpëtojnë një jetë”.
Luma tregon edhe për fëmijët dhe për bashkëshorten e tij, të cilët poashtu po e përjetojnë shumë keq gjendjen në të cilën gjendet kryefamiljari. Ai shprehet se çdo qindarkë e grumbulluar, do të thotë një shpresë për shpëtimin e një jete.
https://www.youtube.com/watch?v=4nd-Sf9jXOM

