Lavdrim Elmazi, ish kryetari i degës së PDSH-së në qytetin e Strugës që së bashku me Ziadin Selën në prill të 2014 u përjashtuan nga PDSH.
Elmazi për një kohë të gjatë ishte krahu i djatht i Selës dhe në komunën e Strugës udhëhiqte sektorin për arsim. Por pas një peridhë Lavdrim Elmazi u largua nga ky post dhe nga të gjitha aktivitetet partiake.
Por sot së bashku me ish kandidatin për deputet të Lëvizjes Besa, Arben Labënishtin mirëpritën në Strugë deputetët Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin, raporton portali “tetova1”.
“Një kafe Struge me miqtë nga Shkupi, Afrim Gashi, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me struganët tanë: Lavdrim Elmazi dhe Hysein Dika…”, shkruan Labënishti në foton që shpërndau në profilin e tij në facebook.
Kjo afërsi me Labënishtin dhe dy deputetët e Lëvizjes Besa a do të thotë se Lavdrim Elmazi do ti bashkangjitet këtij subjekti politik? Kjo pritet të shihet në periudhën e ardhëshme kur edhe do të fillojn kombinatorikat për zgjedhjet lokale dhe ndoshta Elmazi mund të jetë edhe kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Strugës. /tetova1/
Data 13.10.2025
Aktuale
- Ramadani me përkrahje të fuqishme për Visarin në Gostivar
- VLEN: Saraji po çohet në këmbë me Një Zë për Muhamet Elmazin!
- Mexhiti: Ata flasin për “pllazma keksa” dhe “shpata”, ne flasim për jetën reale të qytetarëve
- Ahmeti nga Gostivari: Kur kombi është në rrezik, nuk ka rëndësi partia!
- Një i vdekur dhe një 18-vjeçar i lënduar rëndë nga aksidenti në Shtip–Veles
- PAMJE/ Sherri i të miturve me thika në Bathore, momenti kur të plagosurit mbërrijnë te Spitali i Traumës
- Kurti falënderon votuesit: Tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve për numërim dhe ruajtje të votës
- Çitaku: PDK fituese e këtyre zgjedhjeve, Urani shkon në balotazh në Prishtinë