Ishte i vdekur për 90 minuta, australiani shpjegon se si është jeta e përtejme.
Një 61-vjeçar në Australi pësoi një atak të rëndë në zemër dhe ishte në koma për disa kohë. Kur u zgjua, ai u tregoi të gjithëve se si është jeta e përtejme.
Alistair Blake pësoi një atak në zemër në janar 2019 dhe gruaja e tij e gjeti të vdekur kur u zgjua.
Ajo u përpoq ta ringjallte me CPR derisa mbërriti një ambulancë , por kur mjekët mbërritën në shtëpi, gjetën të vdekur 61-vjeçarin.
Mjekët vazhduan të punonin me burrin për më shumë se një orë, duke kryer CPR dhe duke përdorur një defibrilator për tetë herë.
Pas 90 minutash dramatike zemra filloi të rrihte sërish.
Kur u zgjua dhe të gjithë e pyesnin se në çfarë gjendje ishte, ai u përgjigj duke përshkruar në të njëjtën kohë jetën e përtejme.
Alistair shpjegoi në detaje se nuk kishte “asgjë”, nuk kishte tinguj, zëra apo drita.
Ai tha se përvoja ishte aq traumatike sa truri i tij ishte bllokuar.
Burri shtoi: “Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Shumë njerëz më pyesin nëse pashë ndonjë gjë. Jo, nuk pashë asgjë. Nuk ka drita të ndritshme, asgjë si kjo.”
Alistair u kthye në shtëpi pas 12 ditësh qëndrimi në spital dhe tha se përvoja e tij afër vdekjes i ka dhënë atij një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës.
Pas përvojës së tij dramatike, 61-vjeçari reduktoi numrin e orëve që punonte në mënyrë që të shihte më shumë miqtë dhe familjen e tij.
Ai gjithashtu ushqehet më shëndetshëm dhe ushtron më shumë.