ULEN EDHE HOSPITALIZIMET DHE RASTE E VDEKJEVE SI PASOJË E COVID-19
Vazhdon trendi i uljes së infektimeve të reja, hospitalizimeve dhe rasteve të vdekjeve si pasojë e COVID-19, tregon raporti javor i ISHP-së për periudhën nga 28 Marsi deri më 03 Prill.
Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1.602 raste të reja pozitive me ulje prej 5.4% në krahasim me javën paraprake. Si zakonisht më e prekur mbetet grupmosha mbi 60 vjec.
Gjatë periudhës nga 28 Marsi deri më 03 Prill janë evidentuar 12 raste të vdekjeve që është për 45.5% më pak se sa javën e shkuar. 11 viktima I takojnë grupmoshës mbi 60 vjec kurse njëri I moshës 50 deri 59 vjec.
Me statusin “të shëruar” janë regjistruar 1.706 pacientë të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak, kurse 272 persona kanë marrë infektime të dyta.
Në Laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë ISHP-së, gjatë javës së kaluar, janë bërë testime tek 92 mostra pozitive. Tek 6 apo 6.5% e mostrave është dëshmuar varianti BA.1 I “Omicronit”, kurse tek 86 apo 93.5% varianti BA.2 i Omicronit I njohur edhe si “Stealth”.
ISHP-ja njofton se për momentin të hospitalizuar janë 71 pacientë apo 13.4% më pak se java paraprake. Prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi kurse 5 në ventilim mekanik.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë deri më 03 Prill, me një dozë janë vaksinuar gjithsejt 873.114 qytetarë, me dy doza 853.501 kurse dozën e tretë e kanë marrë 154.693 qytetarë. /KlanMacedonia/



