jri i ndotur në mënyrë të drejtpërdrejt është i lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, ndërsa më së shumti pësojnë personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët.
“Pasojat janë të shumta duke nisur nga sistemi kardiovaskular, pra zemra dhe enët e gjakut, sistemi respirator, mushkëritë, prej rrugëve të epërme të frymëmarrjes, prej hundës, fytit, mandej edhe mushkërive, gjithashtu pëson edhe sistemi nervor, mund të vijë edhe te infarktet e trurit”,- deklaroi dr. Gjyltene Zendeli nga IShP.
Nga IShP theksojnë se në ndotjen a ajrit dukshëm ndikon edhe faktori njeri.