Ish-pjesëtari i UÇK-ve, Zaim Ajro nga Ladorishti i Strugës falë ndihmës së mërgatës shqiptare është bërë me shtëpi. Familjarët e tij përmes një letre kanë shprehur faleminderime dhe urata për ndihmën e dhënë për këtë familje.
Ja letra e shkruar:
Unë Nuhi Miftari në emër te familjes time së pari falemnderoj Allahun e lartë madhërishëm si shkaktar kryesor për këtë çështje. Falemnderoj bashkësine Shqiptare-Islame Schwerzenbach në krye me Azir Ajro dhe Idris Murtishi. Falemnderoj të gjithë mërgimtarët dhe bashkë fshatarët për kontributin e tyre. Gjithashtu falenderoj Shoqatën Islame Ladorishtë dhe Bashkesinë Lokale Ladorishtë bashkë me kryetarin Xhevdet Dauti.
Të gjithë e dimë për veprat heroike, trimërinë dhe sakrificat e babit tim për popullin Shqiptar. Rroftë vepra dhe kontributi i Zaim Ajros për popullin Shqipëtar dhe të drejtat e tyre, Rroftë populli Shqipëtar. Atdheu detyrë mbi detyre!