Ish ushtari i UÇK-së Zejni Demiri ka një kërkesë për kryetarin e partisë BDI Ali Ahmeti ku i kërkon një duel ku e fton të përballen mediatikisht.
Demiri shkruan:
Unë ZEJNI DEMIRI ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i kerkoj ballafaqim të hapur dhe Duel ish përfaqësuesit të ish UÇK-së z.ALI AHMETI!
Pas kërkesës për Duel me vëllain tonë El Chekaa që nuk e pranove urdheroni një Duel me mua sepse ua ke borxh gjithë shqiptarëve ta degjojnë zërin tënd…
Të degjojnë përrallat e tua sesi ti e prishe ish Jugosllavinë dhe të degjojnë se ku ti lu*ftove.
Me cilin luftove krah për krah ta degjojnë zërin se sa familje te deshmorëve i nderove dhe i ndihmove sa invalidë të lu*ftës i ndihmove nuk do flasim per Veteranë.
T’ju tregosh popullit se sa montime politike i bëre deri tani sa komandantë e epror i vrave i b*urgose se populli nuk i di të gjitha ne jemi vetem 40 apo 50 persona qe i dimë punët e tua të ndyra që nuk i dijnë të gjithë, urdhero zotëri pres përgjigje per Duel nëse je burrë!
Me respekt ish ushtari i lirisë ZEJNI DEMIRI